Djajtë e Kuq duket se po kërkojnë që të përforcojnë rradhët e mbrojtjes.
Ole Gunnar Solskjaer po kërkon që në Old Trafford të transferojë yllin e Sevillas, Jules Kounde, raporton Daily Mail.
Tekniku norvegjez prioritet këtë verë i ka përforcimet në mbrojtje për shkak të problemeve të skuadrës në këtë repart.
Raphael Varane është pranë transferimit dhe tashmë Kounde pritet të jetë goditja e rradhës nga skuadra angleze.