Hector Bellerin në Serie A, por jo te Interi

Super shkëmbim, Hector Bellerin transferohet te rivalët e Interit.

Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin është i lidhur për një kohë të gjatë me një largim nga Emirates dhe sipas të gjitha gjasave sezonin e ardhshëm nuk do ta mbart fanellën e Topçinjëve.

Bellerin është i lidhur me një transferim te Interi dhe klubet ishin shumë pranë arritjes së marrëveshjes, por në garë është përfshirë edhe Juventusi.

Biankonerët synojnë ta rrëmbejnë Bellerin para Interit falë një super shkëmbimi me Arsenalin.

Juventus do tia ofrojë Topçinjëve kartonin e Aaron Ramsey në këmbim të Bellerin, raporton Calcio Mercato.

Juventus dhe Arsenal kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here