Lajm i keq për Ancelottin: Ylli i Realit pozitiv me Covid

David Alaba ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.

Tjetër lajm i keq për Real Madrid pas infektimit të Karim Benzema.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi madrilen me një konunikatë të shkurtër për shtyp:

“Real Madrid komunikon se lojtari David Alaba ka rezultuar pozitive me Covid-19”.

Këto kanë qenë fjalët e lajmërimit të Los Blancos, që tani duhet të përballen me një situatë infektimi, me shpresën që të mos përkeqësohet.

Trajneri Ancelotti do të duhet të heqë dorë nga një tjetër element i çmuar i skuadrës në fazën përgatitore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here