Jo vetëm Giroud, një tjetër bomber francez tek Milan!

Me Kaio Jorgen që po i afrohet Juventusit, Milan ka kthyer sytë e saj në një drejtim komplet ndryshe për të përforcuar sulmin e saj.

Olivier Giroud ka arritur tashmë në Milanello mirëpo drejtuesit e Rossonerëve po punojnë që të sjellin një tjetër emër francez në San Siro.

Maldini dhe Massara kanë shënjestruar dy objektivë dhe bëhet fjalë për Janis Antiste të skuadrës së Toulouse dhe Kolo Muani të skuadrës së Nantes.

Njëri prej këtyre sulmuesve pritet që të transferohet tek Rossonerët për shkak të moshës së madhe të sulmuesve të kuqezinjëve me Zlatan Ibrahimovic që do të qëndrojë vetëm edhe për një sezon tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here