E bujshme: Martin Odegaard transferohet te gjiganti italian

Martin Odegaard drejt Serie A!

Mesfushori i Realit, Martin Odegaard është rikthyer në Madrid pas huazimit te Arsenali.

22-vjeçari do ta ketë të vështirë të luaj si titullar në sezonin e ri dhe Perez është i gatshëm ta huazojë përsëri norvegjezin.

Odegaard ka luajtur 29 ndeshje sezonin e fundit te Arsenali duke realizuar 2 gola dhe 2 asisitme.

E përditshmja spanjolle, Marca raporton se Milan synon huazimin e Odegaard. Rosonerët e shohin norvegjezin si zëvendësuesin ideal të Calhanoglut.

Milan ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Realin dhe Rosonerët do të tentojnë huazimin e Odegaard me opsion blerjeje dhe në klauzolë të përfshihet e drejta e Los Blancos për riblerjen e norvegjezit, ngjashëm me operacionin Brahim Diaz.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Odegaard sipas të gjitha gjasave sezonin e ardhshëm do të luaj me fanellën e Milanit, shkruan Marca.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here