Lazio ka gati goditjen e rradhës në merkato.
Maurizio Sarri ka filluar të punojë për skuadrën e sezonit të ri dhe pas Elseid Hysaj ka gati përforcimin e rradhës.
Siç raportojnë mediat italiane dhe ato spanjolle, Lazio është pranë transferimit të mbrojtësit të Benfikës, Alex Grimaldo.
Sarri personalisht ia ka kërkuar Tares transferimin e Grimaldos, pasiqë e sheh spanjollin si përforcimin ideal për krahun e majtë të mbrojtjes.
Lazio ka nisur bisedimet me Benfikën dhe marrëveshja pritet të arrihet për shifrën e 20 miliona eurove.