Sipas Mundo Deportivo, francezi Antoine Griezmann dhe braziliani Philippe Coutinho, të cilët ishin në listën fillestare të largimeve, mund të qëndrojnë te Barcelona.
Hipoteza do të hidhej poshtë vetëm në rast të një oferte luksoze nga ndonjë klub i nivelit të lartë. Të dy lojtarët ndërkohë po fitojnë vlerësimin e trajnerit Ronald Koeman.
Fillimisht u raportua se Barcelona e cila pagoi klauzolën duke e blerë sulmuesin nga Atletico Madrid 2 vite më parë për 120 milionë euro kërkon të arkëtojë sa më shumë nga shitja e francezit dhe pati një ofertë nga ana e Atleticos ajo e shkëmbimit me Saul Niguez, por mesfushori i talentuar nuk bind plotësisht drejtuesit e Barçës të cilët po kërkojnë të tjera zgjidhje.
Më pas presidenti i Loc Colchoneros u shpreh se ai e dëshiron Griezmann por se me të në skaudër gjërat janë më të komplikuara. Deklaratë që mbylli plotësisht diksutimin e një rikthimi të francezit në kryqytet.
Coutinho gjithashtu është një tjetër element që mund të largohej nga blaugranat për të reduktuar kostot dhe se për të interes shfaqi Milani, por paga e brazilianit ishte problem për kuqeinjtë. Gjithsesi pavarësisht zërave mesa duket të dy do të qëndrojnë në Camp Nou.