Zhvillime dramatike në kampin e Zonjës së Vjetër gjatë orëve të fundit për shkak se njëri nga yjet e skuadrës tashmë ka marrë vendimin për tu larguar nga Torino gjatë këtij afati kalimtar.
Ai pritet të kalojë tek rivalët e Atalantas të cilët janë vënë në ndjekje të tij ditëve të fundit.
Bëhet fjalë për Merih Demiral i cili është në kërkim të një skuadre të re dhe skuadra e Gasperinit duket emri më i përshtatshëm për të.
Kjo për faktin që Cristian Romero do të largohet këtë verë dhe në këtë mënyrë do krijohet hapësira e nevojshme për një vend titullari.
Ky lajm është konfirmuar edhe nga zëra brenda skuadrës nga Torino të cilët po kërkojnë të largojnë emrat të cilët nuk janë në planet e trajnerit Massimiliano Allegri.