Gati gjithçka: Real Madrid i ofron Milanit yllin e saj!

Real Madrid dhe AC Milan janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje tjetër në merkato.

Rossonerët janë shumë pranë për të siguruar shërbimet e një ylli tjetër të Los Blancos.

Kësaj rradhe bëhet fjalë për Iscon i cili nuk bën më pjesë në planet e Carlo Ancelottit i cili kërkon largimin e tij nga skuadra.

Edhe vetë dëshira e futbollistit është që të largohet nga skuadra dhe tashmë madrilenët i kanë treguar çmimin fiks skuadrës nga Milano.

Maldini dhe Massaras i është bërë e ditur që nëse dëshirojnë shërbimet e spanjollit atëherë duhet që të derdhin në arkat e skuadrës madrilene një shifër prej 20 milionë eurosh.

Milan mbetet favorit për të siguruar shërbimet e tij dhe një marrëveshje mes dy gjigantëve të Europës mund të arrihet gjatë ditëve të ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here