Demiral kalon tek rivalët e Juventusit për 35,000,000 euro!

Pas shumë spekulimeve tashmë është marrë vendim nga skuadra e Juventusit.

Merih Demiral do të largohet nga Torino për një shifër prej 35 milionë eurosh edhe pse ai do transferohet tek rivalët e Zonjës së Vjetër.

Mbrojtësi turk nuk arriti të gjente hapësirat e duhura dhe për këtë arsye do largohet nga Allianz Stadium.

Është pikërisht Atalanta e Gian Piero Gasperinit e cila po bën gati ofertën prej 35 milionë eurosh për të transferuar qendërmbrojtësin e Biankonerëve.

Ky transferim po bëhet shkaku i një efekti domino sepse Cristian Romero pritet të largohet tek Tottenham për një shifër prej afro 55 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here