Zyrtare: Roma publikon transferimin e yllit të Serie A!

Skuadra e Jose Mourinhos gjatë ditës së sotme ka publikuar emrin më të ri që arriti ta transferojë.

Giallorossët bën të ditur transferimin e yllit të Genoas, Eldor Shomurodov i cili u transferua në Olimpico për një shifër prej 17.5 milionë eurosh plus 2.5 milionë të tjera në bonuse.

Reprezentuesi i Uzbekistanit gjatë ditës së sotme e njoftoi transferimin e tij tek Roma ku edhe në të njëjtën kohë nënshkroi kontratën.

Shifra e tillë u bë publike me anë të një postimi të skuadrës së Romës ku përveç 17,5 milionë eurove gjithashtu do të përfshihet edhe një tarifë shtesë nga ky çmim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here