Nikola Maksimovic do ti japë fund aventurës së tij tek skuadra e Napolit pasi një tjetër emër i madh në Europë po bëhet gati për blerjen e tij.
Bëhet fjalë për andaluzianët e Sevillas të cilët po përgatisin ofertën në drejtim të tij pasi Jules Kounde pritet të largohet këtë verë nga Spanja në drejtim të Manchester United.
29 vjeçarit i ka skaduar kontrata me Napolin në 30 qershor dhe tashmë është një futbollist i lirë.
Sevilla ka kthyer sytë kah ai pasi më herët ishte e interesuar për Nikola Milenkovic mirëpo ky i fundit mund të përfundojë tek Djajtë e Kuq.
Maksimovic është një mundësi e shkëlqyer për skuadrën andaluziane.