Asgjë nga United: Milenkovic për 16 milionë euro tek gjiganti i Serie A!

Duket se Nikola Milenkovic i ka rënë ‘pishman’ për tu transferuar tek Manchester United pasi një gjë e tillë nuk arriti të përfundonte me sukses.

Mbrojtësi serb do të largohet këtë verë nga Fiorentina mirëpo nuk do të lërë Italinë pasi një skuadër e madhe po bëhet gati për transferimin e tij.

Bëhet fjalë për një ofertë prej 16 milionë eurosh nga Juventus në drejtim të Firences pasi tashmë Merih Demiral ka arritur marrëveshjen për tu transferuar tek Atalanta.

Fiorentina mund të pranojë një ofertë të tillë për shkak se verën e ardhshme ai mund të largohet me parametra 0 dhe interesimi për të nuk është aq i madh sa ishte verën e kaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here