Ofertë e rrufeshme: Bayern transferon yllin e Juventusit!

Në një periudhë ku Juventus është fokusuar tek transferimi i Manuel Locatellit dhe ka sytë kah e ardhmja e Ronaldos, një ofertë e rrufeshme ka mbërritur nga Gjermania.

Bëhet fjalë për Bayern Munchen, skuadër e cila i ka vënë syrin yllit të skuadrës Biankonere.

Sky Sport raporton që bavarezët janë duke studiuar të gjitha opsionet e mundshme për transferimin e Danilos.

Ky emër është një dëshirë e madhe e trajnerit të ri Julian Nagelsmann.

Mirëpo problemi i vetëm qëndron tek kërkesa e Zonjës së Vjetër e cila kërkon një shumë prej 30 milionë eurosh për të, shifër kjo që bavarezët nuk janë në gjendje ta ofrojnë.

Danilo nuk është një emër shumë i rëndësishëm për skuadrën e Allegrit dhe me anë të negociatave shifra e kërkuar nga Juve mund të ulet që mund të sjellë edhe arritjen e një marrëveshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here