Pas disa ditësh rezistencë tashmë duket se Inter është dorëzuar dhe ka vendosur për shitjen e belgut tek skuadra londineze.
Transferimi i tij pritet që të kapë një vlerë prej afro 120-130 milionë eurosh, shifër kjo që do jetë një ‘infuzion’ financiar për Neroazzurët.
Mirëpo kjo shifër e lartë i mundëson Interit që gjithashtu të gjejë një emër të ri në sulm që do të jetë i denjë për të marrë një përgjegjësi të tillë.
Dusan Vlahovic i Fiorentinës po përmendet së bashku me Duvan Zapata të Atalantas mirëpo pasuesi i Lukakut mund të vijë pikërisht nga Chelsea.
Bëhet fjalë për Tammy Abraham i cili më nuk ka hapësira tek skuadra londineze dhe është në pritje të thirres nga Neroazzurët për tu transferuar në San Siro.