Mesfushori i skuadrës së Lyon, Houssem Aouar është pranë transferimit tek skuadra e Arsenal, raporton The Sun.
23 vjeçari ka shprehur dëshirën për ta testuar veten në Premier League dhe Topçinjtë mund të hidhen në sulm për të në qoftë se dështojnë të transferojnë James Maddison nga Leicester City.
Aouar ka qenë në kontakte gjithashtu edhe me skuadrën e Juventusit mirëpo ka edhe dy vite kontratë të mbetura me Lyon.