Lacazette në radarët italian!

Sulmuesi i Arsenal, Alexandre Lacazette është një emër shumë i dëshiruar në Itali dhe kjo verë mund ta shohë atë duke u transferuar tek njëra nga skuadra më të mëdha në Apenine.

Topçinjtë po kërkojnë një riformatim të sulmit të saj për shkak të moshës së vjetër të sulmuesve aktual dhe i pari që pritet të largohet është pikërisht sulmuesi francezi.

30 vjeçari tash e sa kohë mbetet një dëshirë e skuadrës së Interit e cila tashmë ka mundësitë financiare për transferimin e tij pas shitjes së Romelu Lukakut tek Chelsea.

E ardhmja e tij në Londër është ‘në ajër’ dhe Neroazzurët po kërkojnë që të shfrytëzojnë situatën e turbullt në të cilën ai gjendet aktualisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here