Arrihet marrëveshja: Milan transferon yllin e Atalantas!

Milan është pranë një blerje shumë të rëndësishme që ka me muaj që po tenton.

Rossonerët tashmë janë të vetmit në këtë garë dhe marrëveshje me futbollistin është arritur dhe ka mbetur vetëm dakordimi mes dy skuadrave.

Bëhet fjalë për sulmuesin slloven, Josip Ilicic i cili kërkon transferimin vetëm tek kjo skuadër.

Atij i është komunikuar nga skuadra e Atalantas që mund të largohet në drejtim të Milanos pasi këta të fundit të bëjnë një ofertë të arsyeshme, raporton Corriere di Bergamo.

Për 33 vjeçarin skuadra bergamase ka kërkuar 8 milionë euro dhe negociatat pritet që të rezultojnë të suksesshme për marrëveshjen përfundimtare.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here