Largimet nga Interi duket se do të jenë një plagë që do të jetë e vështirë për tu shëruar për Neroazzurët.
Kjo për faktin që përveç Romelu Lukakut tashmë edhe një emër tjetër i zikaltërve po bëhet gati për tu transferuar në drejtim të Premier League.
Kjo politikë e drejtuesve kinezë të skuadrës ka filluar të krijojë shumë pakënaqësi tek fansat por edhe brenda skuadër.
Tashmë është Stefan De Vrij ai i cili ka përfunduar në radarët e skuadrave angleze.
Chelsea, Leicester City dhe Tottenham janë skuadrat që po kërkojnë shërbimet e holandezit, i cili ka një të ardhme të paqartë para tij.
Fabio Paratici ka filluar lëvizjet e para për të sjellë yllin e Neroazzurëve në Londër dhe italiani mund të jetë pika kyçe për të përfunduar me sukses një plan të tillë.