De Ligt si Lukaku: Tjetër ‘arratisje’ nga Serie A!

Romelu Lukaku duket se do të jetë vetëm maja e ajsbergut sa i përket largimeve që pritet të ndodhin gjatë kësaj vere nga Serie A.

Kjo për faktin se rrugën e belgut pritet që shumë shpejt ta ndjekë edhe mbrojtësi i Juventusit, Matthijs De Ligt.

Holandezi nuk duket i kënaqur me situatën tek Juventus dhe pritet të marrë një vendim të vështirë për të ardhmen e tij.

Mino Raiola tashmë ka gjetur skuadrën e re të qendërmbrojtësit dhe pritet vetëm fillimi i negociatave në nivel klubesh.

Bëhet fjalë për skuadrën e Barcelonës e cila ka vite që është në ndjekje të tij.

Serie A pritet që të humbasë edhe një talent tjetër dhe kjo gjë po i kushton shtrenjtë futbollit në Apenine ku pakënaqësia ka filluar të rritet ndjeshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here