Takim Milan-Chelsea: Pritet blerja e re nga Rossonerët!

Drejtuesit e skuadrës së Milan janë duke punuar në shumë drejtime të ndryshme në këtë merkato dhe tashmë një marrëveshje e re duket se është gati të arrihet me Chelsean.

Paolo Maldini me kërkesë të teknikut Pioli është duke kërkuar një emër shtesë në mesfushë si alternativë për Franck Kessie dhe një emër të tillë e kanë gjetur tek skuadra londineze.

Bëhet fjalë për Tiemoue Bakayoko i cili ka qenë i huazuar tek Rossonerët gjatë sezonit 2018-2019 dhe tashmë po kërkohet blerja përfundimtare e kartonit të tij.

Chelsea nuk e ka atë në planet e tij dhe arritja e një marrëveshje varet plotësisht nga Milan, se çfarë ofertë mund të bëj për shërbimet e tij.

Tuttosport raporton që Bakayoko do të jetë një emër i sigurt për tu transferuar pasi ai do të largohet në fund të gushtit nga Chelsea.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here