Gjithçka e kryer: Dzeko tek rivalët e Romës!

Edin Dzeko paralajmëroi largimin e tij nga Olimpico dhe tashmë një gjë e tillë duket pothuajse një punë e kryer.

Boshnjaku thuhet tashmë që ka arritur një marrëveshje me rivalët e Giallorossëve.

Është pikërisht skuadra e Interit që ka muaj që është vënë në ndjekje të tij dhe tashmë zikaltërit ja kanë arritur qëllimit të tyre.

Dzeko është i gatshëm të pranojë edhe një reduktim page për tu transferuar tek kampionët e Serie A.

Qysh prej prishjes së marrëdhënieve me ish trajnerin Paulo Fonseca, Dzeko shprehu hapur pakënaqësitë e tij dhe kërkoi largimin nga Olimpico.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here