Më në fund fillon sulmi: Stefano Sensi tek skuadra italiane, Inter siguron një emër të ri!

Inter orëve të fundit ka parë një afrim të ndjeshëm të një transferimi shumë të rëndësishëm për sezonin e ri.

Në këtë marrëveshje do të përfshihet edhe kartoni i Stefano Sensit i cili do sakrifikohet nga Neroazzurët për të sjellë një emër të ri në sulm.

Bëhet fjalë për Dusan Vlahovic të Fiorentinës, i cili ishte njëri nga sulmuesit më të spikatur gjatë sezonit të kaluar duke ngjallur interesim të madh nga shumë skuadra në Itali dhe jashtë saj.

Çmimi prej 60 milionë eurosh ka detyruar zikaltërit që të fusin në bisedime edhe kartonin e Stefano Sensit i cili pritet që të jetë pika e kthesës në këto negociata.

Vlahovic gjatë sezonit të kaluar shënoi 21 gola në 37 takime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here