Martial këtë verë tek gjiganti italian, United ka dhënë dritën jeshile!

Anthony Martial nuk është më një futbollist i rëndësishëm për Manchester United dhe shitja e tij mund të ndodhë gjatë javëve të fundit të kësaj merkatoje.

25 vjeçari mund të largohet këtë verë nga Old Trafford në formë huazimi për tu blerë pastaj gjatë verës së ardhshme.

Bëhet fjalë për skuadrën e Interit e cila tashmë është vënë në kërkim të zëvëndësuesit të Romelu Lukakut.

Francezi po shihet nga Neroazzurët si emri më i përshatshëm për të marrë një përgjegjësi të tillë edhe pse blerja e tij nuk duket të jetë një mision i lehtë.

Kjo për faktin që United atë e bleu nga Monaco për 50 milionë funta dhe nuk e ka ndërmend ta lërë të lirë për një shifër shumë më të ulët se kaq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here