Dzeko jashtë Romës, ylli i Serie A do e zëvëndësojë atë!

Edin Dzeko shumë shpejtë pritet që të largohet nga skuadra e Romës dhe destinacioni i tij i rradhës me shumë mundësi do të jetë skuadra e Interit.

Boshnjaku pritet që të zërë vendin e Romelu Lukakut i cili u transferua tek Chelsea.

Por reagimi i Romës pritet që të jetë po aq i shpejtë sepse tashmë zëvëndësuesi i tij është gjetur dhe vjen poashtu nga Serie A.

Bëhet fjalë për Andrea Belottin i cili tashmë ka refuzuar rinovimin me Torinon dhe është në pritje të një oferte për tu larguar nga veriu i Italisë.

Ai pëlqen transferimin në kryeqytetin italian mirëpo i vetmi problem qëndron se Torino kërkon një shifër prej 30 milionë eurosh për ta lënë atë të lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here