Dhuratë e paparashikuar: Raiola siguron dy emra të mëdhenj Interit!

Mino Raiola tashmë duket se ka filluar të punojë në interes të skuadrës zikaltër për faktin që po bën gati dy transferime të reja për kampionët e Serie A.

Kjo periudhë e vitit ka rezultuar në ndryshime drastike në skuadrën e Neroazzurëve.

Pas largimit të Lukakut dhe Hakimit janë krijuar boshllëqe të mëdha në sulmin dhe mbrojtjen e kësaj skuadre.

Mino Raiola tashmë ka gati dy emra për secilin repart të fushës.

Denzel Dumfries duket se është vetëm çështje ditësh para se të zyrtarizojë gjithçka ndërkohë që emri i sulmit është ai i Moise Kean, emër ky që deri më tani nuk ishte përmendur nga skuadra e Inzaghit.

Everton është e gatshme për shitjen e tij në qoftë se oferta e duhur do të vijë tek ta dhe Inter tashmë ka mundësitë financiare për të bërë një gjë të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here