Chelsea e nis sezonin e ri me fitore bindëse ndaj Crystal Palace

Chelsea e ka nisur me një fitore bindëse sezonin e ri në Premier League.

Kampionët e Europës kanë mposhtur 3-0 në shtëpi Crystal Palace.

Alonso ka zhbllokuar sfidën me një goditje dënimi magjike në minutën e 27-të, Pulisic ka dysfishuar avantazhin nëtë 40-ën dhe mbrojtësi 22-vjeçar Chalobah ka realizuar të tretin me një goditje të bukur nga jashtë zone në të 58-ën.

Në moshën 22 vjeç e 40 ditë, Trevoh Chalobah është lojtari i dytë më i ri që shënon në debutimin e tij në Premier League me Chelsea-n, pas Paul Hughes në janar 1997 (20 vjeç e 274 ditë).

Në ndeshjet e tjera, Everton ka fituar 3-1 me përmbysje ndaj Southmapton, Leicester ka mundur 1-0 Wolves falë njëgoli të Vardy, ndërsa Watford ka mposhtur 3-2 AstonVilla-n në shtëpi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here