Bombë nga Spanja: Aguero transferohet në Serie A

Sergio Aguero nuk dëshiron të qëndrojë në Camp Nou, pas largimit të Lionel Messit.

Sulmuesi i ri i Barcelonës, Sergio Aguero dëshiron largimin nga Camp Nou, pas vetëm dy muajve si futbollist i Katalanasve.

Barcelona është në krizë financiare dhe nuk e ka regjistruar ende Agueron dhe argjentinasi është duke e konsideruar seriozisht largimin.

Portali spanjoll Todo Fichajes, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Aguero mund ta vazhdojë karrierën në Itali.

Interesim për Agueron kanë shfaqur Roma, Inter dhe Juventus, ndërsa Barcelona është e hapur për shitjen e tij.

Aguero ka pësuar një lëndim dhe do të rikthehet të luaj në tetor, prandaj Barcelona është e gatshme ta lërë të lirë për vetëm 5 milionë euro dhe nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë gjigantët italian.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here