E bujshme: Jordi Alba transferohet në Serie A

Jordi Alba te gjiganti italian!

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba mund të largohet nga Camp Nou këtë verë, pasiqë Laporta është duke e konsideruar seriozisht shitjen e 32-vjeçarit.

Alba ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023 dhe te Barcelona janë të vetëdijshëm se ky është shansi më i mirë për të përfituar nga shitja e tij.

32-vjeçari nuk pranoi të ul pagën dhe kjo ka irrituar edhe më tepër drejtuesit dhe tifozët e klubit.

Portali spanjoll Todo Fichajes, raporton se Alba pritet ta vazhdojë karrierën në Itali, pasiqë interesim për Alban kanë shfaqur Inter dhe Roma.

Neroaxurët janë në kërkim të një përforcimi për krahun e majtë, ndërsa Barcelona është e gatshme ta lërë të lirë për 15 milion euro.

Inter do të tentojë huazimin e Albas me obligim blerjeje vitin e ardhshëm, ndërsa bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here