Granit Xhaka, sipas “football.london”, ka nënshkruar një kontratë të re me Arsenalin. Marrëveshja e re e mesfushorit shqiptaro-zviceran do ta lidhë atë me “Topçinjtë” deri në vitin 2025.
Ky hap u dakordua mes palëve, pasi ra poshtë shitja e tij te Roma. Trajneri Jose Mourinho e kërkoi me ngulm mesfushorin, por kërkesa financiare e Arsenalit ishte e papërballueshme për verdhekuqtë e Serie A.
Në fund, kapiteni i kombëtares helvete pranoi rinovimin në “Emirates”, ku mori garancinë e trajnerit Arteta për aktivizim të rregullt.
Sezoni i ri në Premier League nis shumë keq për “Topçinjtë”, të cilët u turpëruan 2-0 nga debutuesit e Brentford, që kthehen pas 74 vitesh në elitën e futbollit anglez.