Mourinho nuk ka të ndalur: Special One transferon yllin e Barcelonës te Roma

Jose Mourinho ka gati përforcimin e rradhës.

Roma ka siguruar transferimin e Tammy Abraham, ndërsa Mourinho ka gati përforcimin e rradhës.

Siç raportojnë mediat spanjolle, Roma nuk ka hequr dorë nga transferimi i Clement Lenglet nga Barcelona.

Lenglet mbrëmë u fut në lojë në minutën e 90-të dhe është e qartë se e ka humbur vendin e titullarit.

Drejtuesit e Barcelonës janë të gatshëm ta shesin atë dhe Roma synon të përfitoj nga kjo mundësi.

Lenglet ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, ndërsa vlera e tij në treg është 25 milionë euro, por Katalanasit janë të gatshëm ta lënë të lirë për 15 milionë euro.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Lenglet sipas të gjitha gjasave do të jetë përforcimi i rradhës i Giallorosëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here