Rugani transferohet te rivalët e përjetshëm të Juventusit

Daniele Rugani largohet nga Juventusi, por jo nga Serie A.

Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani është rikthyer te Zonja e Vjetër pas huazimit te Rennes dhe Cagliari.

Pas shitjes së Demiral, Rugani do të jetë opsioni i katërt për vijën e mbrojtjes, mirëpo italiani nuk është i kënaqur me statusin e tij dhe dëshiron largimin.

Corriere dello Sport, shkruan se interesim për Ruganin ka shfaqur Napoli. Spalletti e sheh 27-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Manolas, i cili është pranë largimit nga Napoli.

Allegri nuk dëshiron të heq dorë nga Rugani, mirëpo te Juventus janë të detyruar ta lënë të lirë, në mënyrë që t’i bëjnë vend Miralem Pjanicit.

Rugani ka kontratë me Biankonerët deri në vitin 2023, ndërsa për kartonin e tij Napoli do të duhet të paguaj 10 milionë euro.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Rugani sipas të gjitha gjasave do ta vazhdoj karrierën te Napoli.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here