Oferta ka arritur: Stefan De Vrij largohet nga Interi

Oferta ka arritur, Suning gati ta pranojë, Stefan De Vrij largohet nga Interi.

Mbrojtësi i Interit, Stefan De Vrij është mjaftë i kërkuar nga gjigantët europian falë paraqitjeve të mira me Neroaxurët.

De Vrij u transferua te Interi nga Lazio në vitin 2018 me parametra zero, ndërsa kontrata me Neroaxurët i skadon në vitin 2023.

Portali i njohur spanjoll për transferime Don Balon, raporton se Mino Raiola është në bisedime me Florentino Perez për transferimin e De Vrij te Reali.

Los Blancos kanë nevojë për përforcime në mbrojtje pas largimit të Ramos dhe Varane.

Reali është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro, ndërsa Inter pritet ta pranojë ofertën e Madrilenëve.

De Vrij ka dhënë dritën jeshile për këtë transferim dhe tani mbetet që të arrihet marrëveshja mes klubeve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here