E bujshme: Domenico Berardi transferohet te gjiganti europian

Domenico Berardi pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Sulmuesi i Sassuolos, Domenico Berardi ka kërkuar largimin nga klubi dhe drejtuesit po presin ofertën e duhur për 27-vjeçarin.

Berardi shkëlqeu sezonin e kaluar duke realizuar 17 gola dhe gjatë tërë verës është spekuluar për transferimin e tij te Milani.

Mirëpo sipas raportimeve të fundit, Berardi do ta vazhdojë karrierën jashtë Italisë.

Portali i njohur spanjoll Don Balon, raporton se Carlo Ancelotti ia ka kërkuar Perezit transferimin e Berardit.

Mbappe do të qëndroj te Parisi dhe Ancelotti ka kthyer vëmendjen kah Berardi. Reali do të nis bisedimet me Sassuolon dhe për kartonin e italianit, Los Blancos do të ofrojnë 35 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here