Jesse Lingard transferohet te gjiganti italian

Jesse Lingard transferohet në Serie A.

Mesfushori i Manchester United, Jesse Lingard është njëri nga lojtarët që pritet të largohet nga Old Trafford këtë verë.

28-vjeçarit i skadon kontrata me Djajtë e Kuq vitin e ardhshëm dhe drejtuesit janë të detyruar ta shesin atë.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Lingard ka përfunduar në shënjestrën e Milanit.

Rosonerët janë në kërkim të zëvendësuesin të Calhanoglut dhe Lingard do të ishte përforcimi ideal.

Lingard e gjeti formën e duhur gjatë huazimit te West Ham dhe Maldini është i bindur se anglezi është i duhuri.

Bisedimet me United pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa për kartonin e Lingard Rosonerët do të duhet të paguajn 10-15 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here