Inter ‘vetëm fjalë’: Insigne tek gjiganti tjetër i Serie A!

Ylli i Napolit, Lorenzo Insigne ka kohë që është tema kryesore në Apenine për shkak të dëshirës për tu larguar nga kjo skuadër.

Dëshira e Luciano Spallettit për ta mbajtur atë në skuadër duket se nuk do të realizohet pasi vendimi i vetë futbollistit është që të largohet gjatë ditëve të ardhshme.

Deri më tani Interi ishte favoritja kryesore për të siguruar shërbimet e tij por tashmë era ka filluar të fryejë në një kahje të kundërt.

Është pikërisht Milani e cila ka bërë gati ofertën prej 18 milionë eurosh në drejtim të Napolit plus bonuse të tjera varësisht nga paraqitjet e futbollistit me fanelën kuqezi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here