BOMBË: As Juve e as Inter, Pjanic tek një tjetër skuadër italiane!

Teksa rikthimi i Miralem Pjanic në Serie A duket se një punë e kryer interesimi për të vetëm po vjen e duke u rritur.

Për boshnjakun me javë të tëra u diskutua një rikthim i mundshëm tek skuadra e Juventusit mirëpo një gjë e tillë nuk u konkretizua.

Edhe Interi shprehu interesim për kartonin e tij mirëpo edhe Neroazzurët nuk u treguan të sukseshëm.

Tashmë një emër i ri ka dalë në skenë dhe është shumë pranë një transferimi suprizë të Pjanic.

La Gazzetta dello Sport bën të ditur që skuadra e Fiorentinës ka bërë gati një ofertë surprizë në drejtim të Barcelonës e cila mund të pranohet nga katalanasit të cilët kërkojnë të reduktojnë ndjeshëm pagat e futbollistëve.

Fiorentina ka propozuar huazimin e tij një vjeçar ku do të paguajë gjysmën e pagës së tij që kapë vlerën 8 milionë eurove për sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here