Zyrtare: Matija Nastasic kalon në Serie A!

Mbrojtësi i skuadrës gjermane, Matija Nastasic prej kësaj dite ka zyrtarizuar transferimin e tij në Serie A.

Duket pritur për të vendosur të ardhmen e sulmuesit të saj Dusan Vlahovic, skuadra e Fiorentinës ka arritur të sigurojë një përforcim shumë të rëndësishëm në rradhët e mbrojtjes.

Nastasic më herët ka qenë pjesë edhe e skuadrës së Manchester City ku më pas kaloi tek rradhët e skuadrës gjermane.

Më herët edhe Milani pati shfaqur interesim për transferimin e tij por Fiorentina shquhet për transferimin e emrave serb ku rradha ishte për Nastasic.

Ky transferim pritet që të ndikojë edhe tek Vlahovic i cili mund të vendosë për të rinovuar kontratën me skuadrën nga Firence.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here