Rossonerët nuk dijnë të ‘frenojnë’: Ylli i La Ligas në San Siro!

Skuadra e Milanit nuk do të kursejë asnjë gjë këtë verë që të krijojë një skuadër që do të jetë në gjendje për të luftuar në Serie A por jo vetëm.

Rossonerët janë akoma në kërkim të një mesfushori me tipare sulmuese dhe Paolo Maldini ka vetëm një emër në kokë.

Bëhet fjalë për Iscon e Real Madrid për të cilin kanë muaj që po punojnë për ta sjellur në San Siro.

Corriere della Sera bën të ditur që përveç Tiemoue Bakayoko, kuqezinjtë janë të interesuar që në skuadër të sjellin edhe një organizator të lojës.

Isco nga ana tjetër nuk bën pjesë në planet e Real Madrid dhe i është hapur rruga largimit të tij në rast të arritjes së një oferte të kënaqshme për Los Blancos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here