BOMBA Messi: Mësohet skuadra pas PSG në 2023!

Lionel Messi ishte protagonist këtë verë i një transferimi tek skuadra e Paris Saint Germain.

Mirëpo tashmë argjentinasi është përsëri në qendër të thashethemeve nga mediat europiane pas skadimit të ofertës me skuadrën franceze në 2023.

Kur kontrata e tij të skadojë, e ardhmja e tij është e lidhur me një transferim në MLS.

Siç raporton Mirror, David Beckham tashmë është në kontakte me argjentinasin dhe pas përfundimit të aventurës në Paris ai mund ti bashkohet skuadrës së Inter Miami.

Argjentinasi edhe më herët kishte oferta tunduese për një transferim në Amerikë ndërsa tani marrëdhëniet e shkëlqyera me Beckham mund të ndikojnë për të marrë përfundimisht një vendim të tillë pas dy vitesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here