Spalletti godet në shenjë, transferon yllin e Barcelonës!

Luciano Spalletti është në kërkim të emrave të rinj për të përforcuar rradhët e skuadrës së tij për sezonin e ri.

Tekniku i Napolit është shumë pranë arritjes së një surprize të vërtetë në këtë merkato dhe bëhet fjalë për një futbollist të Barcelonës.

Katalanasit të zënë ngushtë nga kriza ekonomike janë duke u munduar që sa më shpejtë ti largojnë futbollistët të cilët nuk janë në planet e klubit.

Corriere dello Sport bën të ditur që Luciano Spalletti ka ftuar Miralem Pjanic që ti bashkohet skuadrës së tij në projektin e ri që ka filluar në stadiumin Diego Armando Maradona.

Juventus tashmë duket larg shërbimeve të tij pasi çështja për huazimin e tij u komplikua ditëve të fundit dhe Biankonerët mund të heqin dorë nga shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here