Duan vetëm paratë: Juventus shet futbollistin i cili mund të shpërthejë tek një skuadër tjetër!

Edhe 7 ditë kanë mbetur nga përfundimi i afatit kalimtar të kësaj vere.

Drejtuesit e skuadrës po punojnë për përforcime të reja mirëpo por situata me një futbollist të tyre lë shumë mëdyshje.

Massimiliano Allegri së bashku me drejtuesit e klubit kanë vendosur që ta nxjerrin në shitje Weston McKennie për një shifër prej 20 milionë eurosh.

Ai në Torino erdhi nga skuadra e Schalkes për një shifër prej 25 milionë eurosh.

Mediat në Itali e kanë lidhur emrin e tij me një transferim tek skuadra e Bayern Munich mirëpo ky lajm u hodhë poshtë nga drejtuesit e skuadrës gjermane.

Kujtojmë që edhe Kingsley Coman ishte transferuar nga Zonja e Vjetër për tek bavarezët ku kishte arritur të tregonte një formë të jashtëzakonshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here