Junior Messias ka shumë mundësi që deri në fund të kësaj jave mos të jetë pjesë e skuadrës së Crotones.
30 vjeçari ishte nën vëzhgimin e skuadrave si Atalanta, Fiorentina dhe Torino mirëpo asnjëra prej tyre nuk ishte gati që të paguante 25 milionë euro për shërbimet e tij.
Mirëpo për brazilianin situata tashmë ka marrë një kahje tjetër.
Calciomercato raporton që skuadra e Milanit ka hyrë tashmë në garë dhe do të tentojë transferimin e tij para se ky afat kalimtar të mbyllet.