Kthesë e papritur: Maldini transferon ish yllin e Interit!

Paolo Maldini është shumë pranë një goditje shumë të rëndësishme për skuadrën e tij kur po i afrohemi mbylljes së merkatos verore.

Drejtori sportiv i kuqezinjëve është pranë arritjes së një marrëveshje për të sjellur në San Siro një ish futbollist të Interit.

Paris Saint Germain tashmë ka filluar hapat e parë për të larguar nga skuadra e saj mesfushorin Rafinha.

Footmercato ka bërë të ditur që transalpinët janë të gatshëm për shitjen e tij dhe Milani është në Pole Position për të siguruar shërbimet e tij.

Me një kontratë deri në vitin 2023, PSG ka shprehur gatishmërinë për huazimin e tij, ofertë kjo që i përshtatet më së miri politikave të Rossonerëve këtë verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here