Edhe një tjetër: Milan mbret i merkatos, Rossonerët sigurojnë goditjen e madhe në mesfushë!

Milan ka mbizotëruar në merkaton e kësaj vere në Serie A dhe nuk e ka ndërmend që të ndalet me prurje të reja deri në ditën e fundit të saj.

Në San Siro tashmë është gati ardhja e një emri shumë të rëndësishëm për repartin e mesfushës.

Bëhet fjalë për Tiemoue Bakayoko i cili pritet të rikthehet tek Rossonerët pasi më herët kishte qenë pjesë e kësaj skuadre në formë huazimi.

Bakayoko nuk bën pjesë më në planet e Chelseas dhe largimi i tij është lejuar nga Blutë e Londrës.

Kuqezinjtë po kërkojnë edhe një huazim tjetër por kësaj rradhe të kenë të drejtën e blerjes në fund të sezonit, ofertë kjo që duket se është pranuar edhe nga skuadra londineze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here