Transferimi i vitit në Serie A: Milan siguron transferimin më të rëndësishëm të sezonit!

Dita e sotme ka qenë ndoshta ditë më frytdhënëse për merkaton e skuadrës së Milanit e cila siguroi transferimin më të madh ndoshta ndër vite.

Rossonerët raportohet që kanë arritur tashmë marrëveshjen me skuadrën e Manchester City për transferimin e Bernardo Silvas.

Skuadra e Piolit po vazhdon me përforcime kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e merkatos verore.

Sipas asaj që raporton gazetari Ekrem Konur, skuadra e Milanit tashmë ka arritur marrëveshje personale me futbollistin dhe kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla për të përmbyllur gjithçka.

Milan i ka ofruar 15 milionë euro Cityt për një huazim dy vjeçar dhe pas dy vitesh do ti paguajë edhe 35 milionë euro të tjera skuadrës angleze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here