Eden Hazard në Apenine: Transferim me vlerë 40 milionë euro!

Real Madrid ka shprehur gatishmërinë e saj për të shitur Eden Hazard gjatë kësaj vere dhe një gjë e tillë tashmë nuk duket aspak e vështirë për tu arritur.

Belgu u transferua në mënyrë të bujshme prej skuadrës së Chelseas por qysh nga ajo kohë ai përjetoi disa dëmtime duke i pamundësuar atij të tregojë talentin e tij në Santiago Bernabeu.

Tashmë duket se dielli do të lindë përsëri për të por kësaj rradhe nga Italia.

Juventus është në kërkim të një zëvëndësusesi të denjë për Cristiano Ronaldon dhe emri i Hazard duket i duhuri për drejtuesit e Zonjës së Vjetër.

Siç raporton Diariogol, Florentino Perez është i gatshëm për shitjen e tij dhe Juventus nuk e ka problem shumën prej 40 milionë eurosh që po kërkojnë Los Blancos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here