Kur të gjithë po presin një transferim të Cristiano Ronaldos tek Manchester City, ka ndodhur ajo që askush nuk e paramendonte.
Gazetari i mirënjohur Fabrizio Romano ka bërë të ditur që dëshira e portugezit është që të rikthehet tek Manchester United dhe për këtë është duke u angazhuar personalisht.
Manchester United është e gatshme të ofrojë 30 milionë euro për portugezin por Zonja e Vjetër ka plane të tjera.
Marrëveshja tashmë është arritur dhe gjithçka pritet që të përfundojë ditën e dielë kur ai do të kryejë testet mjekësore në Old Trafford.