‘Ëmbëlsira në fund’: Milan transferon me parametra 0 yllin e Premier League!

Një tjetër ditë, një tjetër goditje e madhe për skuadrën e Milanit e cila po shikon me shpresë këtë fillim sezoni në Serie A.

Stefano Pioli do të ketë nën urdhërat e tij shumë emra të rinj dhe kësaj rradhe vendi i dytë nuk do të jetë objektiv për Rossonerët.

Paolo Maldini dhe Ricky Massara janë shumë pranë finalizimit të transferimit të Willian nga skuadra e Arsenalit me parametra 0, raporton kështu Calcio Mercato.

Këto janë orët vendimtare për të ardhmen e 34 vjeçarit i cili ditën e nesërme mund të zyrtarizohet si futbollisti i ‘Djallit të Kuq’.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here