Axel Witsel në Serie A por jo tek Juventusi!

Axel Witsel ka shprehur dëshirën e tij për tu larguar nga skuadra e Borussia Dortmund dhe destinacioni i tij i ardhshëm pritet që të jetë Serie A.

Mirëpo siç prisnin të gjithë që ai të transferohej tek Juventus duket se një gjë e tillë nuk është në planet e mesfushorit.

Për belgun përveç Zonjës së Vjetër në garë ka hyrë edhe Roma e cila është shumë pranë arritjes së një marrëveshje për transferimin e tij.

Negociatat mes verdhezinjëve dhe Giallorossëve kanë filluar ku gjermanët po kërkojnë 20 milionë euro ndërkohë që skuadra e Mourinhos po synon të sigurojë transferimin e tij me 15 milionë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here